Për më tepër informacione kontaktoni në: 0 800 60 80 ose info@krediajuaj.eu

Rregullat e privatësisë tek MCR[1]

Micro Credit Risk (MCR) sh.p.k i kushton një vëmendje të veçantë të drejtës tuaj për të ruajtur privatësinë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Më anë të këtyre rregullave ju informojmë mbi gjithshka që duhet të dini rreth mënyrës sesi MCR i mbron të dhënat përsonale që ne mbledhim nga ju dhe cfarë të drejatsh ju keni lidhur me procesimin e këtyre të dhenave. Ne dëshirojmë që ju të ndiheni të qetë që kur ju keni kontakt me ne, të dhënat tuaja janë në dorë të sigurt.

MCR i mbron të dhënat tuaja në përputhje me ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar e akteve të dala në bazë dhe për zbatim të tij, është referenca kryesore e rregullave mbi të cilat vepron MCR.  Ne gjithashtu sigurojmë nivelin e duhur teknik dhe masat organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja ndaj cdo ndërhyrje të paautorizuar apo të paligjshme, humbjeve aksidentale, aksesi apo dëmtimi të paligjshëm.

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave nga MCR bëhet mbi bazë e këtyre parimeve:  a)dhënia e pëlqimit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale për një ose më shumë qëllime, b) mbledhja e të dhenave bëhet për lidhjen e një kontrate, në të cilën do të jeni pjesë, ose c) kryhet në zbatim të detyrimeve ligjore , ç) bëhet për mbrojtjen e interesave jetësore të individëve ose, d) kryhet për përmbushjen e detyrave në interes të publikut ose në ushtrimin e detyrave zyrtare në cilësinë e kontrolluesit, ose dh) kryhet për ushtrimin e të drejtave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, përjashtuar rastet kur vijnë në kundërshtim me të drejtat themelore.

Ju keni të drejtë të keni informacion mbi të dhënat që janë mbledhur dhe përpunuar për ju, të kërkoni korrigjimin, ndalimin e përpunimit të mëtejshëm dhe/ose fshirjen e këtyre të dhënave. Ju lutemi të mbani parasysh se në aspektin teknik nuk është e mundur fshirja e çdo regjistrimi të ruajtur në serverin tonë.

Të drejtat tuaja mund t’i kërkoni duke na prezantuar kërkesën tuaj pranë MCR sh.p.k në adresën Rr. Sami Frashëri, Nd.30 Ap.11, Kati 3, Tiranë, ose në adresën elektronike info@krediajuaj.eu , ose duke telefonuar në numrin pa pagesë  08006080. Ne ju kthejmë përgjigje brenda 3 ditëve për kërkesën tuaj.

Cilat kategori të të dhënave mbledh MCR dhe si i proceson këto të dhëna?

 

MCR sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë direkte (si ID, telefon, adresë, e-mail etj) kur ju aplikoni dhe i regjistroni personalisht këto të dhëna në formularë për shërbimet që ofron shoqëria jonë.

Gjithashtu ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat  në mënyrë indirekte, nëpëmjet përdorimit të faqes tonë në internet.

 

Ne mund të mbledhim dhe të procesojmë të dhënat e mëposhtme:

  • Të dhënat personale që ju i plotësoni në formularët përkatës. Kjo përfshin rregjistrimin për përdorimin e ëeb, listimin në njoftimet dhe kujtesat në këtë faqe.
  • Nëse ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një shënim të kësaj korrespondence.
  • Ne mund t’ju kërkojmë të plotësoni pyetësorë për qëllime kërkimi.
  • Cdo postim, koment ose përmbajtje tjetër që ju ngarkoni në faqen tonë.
  • Faqja jonë mbledh të dhënat personale rreth kompjuterit tuaj përfhsirë adresen IP, sistemin operator, lloji i broëser, për administrimin e sistemit, filtrimin e trafikut dhe raportimin e statistikave.
  • Detaje të vizitës tuaj në faqen tonë, faqet që shikoni, të dhënat e trafikut, të dhënat e vendndodhjes dhe të dhëna të tjera komunikimi. “Cookies”, janë skedar të vegjël që i vendosen “broëser-it” tuaj kur vizitoni faqen e MCR sh.p.k të cilat mundësojnë njohjen e “broëser-it” tuaj dhe mbledhin e ruajnë informacion mbi shërbimet që keni përdorur ose çështet që keni shfaqur interes. Mjetet e tjera gjurmuese teknologjike që mbledhin informacion mbi shërbimet që keni përdorur si identifikuesit celular “ëeb beacons” etj, janë skedar të vegjël grafik të vendosur në faqen e internetit ose email, kryesisht të përdorura për të monitoruar aktivitetin dhe japin informacion tek serveri qëndror (që mund t’i përkas një faqe pritëse, rrjeti reklamues ose një tjetër pale të tretë).

Ne i përdorim të dhënat personale vetëm për qëllimet e aktivitetit tonë, që të promovojmë shërbimet që ne ofrojmë, për përfundimin e një kontrate kredie, të kryejmë analiza, statistika dhe pyetësorë të lidhura me aktivitetin tonë.

MCR sh.p.k mund të ndajë të dhënat personale vetëm brenda të njëjtit grup (memë – bijë).

MCR ka detyrimin ligjor për dorëzimin e të dhenave personale tek autoritetet kompetente.

MCR sh.p.k bashkëpunon me palë të treta dhe kontraktorë për menaxhimin trajtimin e produkteve dhe shërbimeve, përfshirë veprimet operative mbi faqen e ëeb, veprime teknologjike, analizimin e të dhënave, kryerjen e kërkimeve, statistikave, kryerjen e shpërndarjes së e-mail. MCR ka përfshirë/do të përfshijë  në kontratat përkatëse mospërdorimin e  të dhënat tuaja për qëllime të ndryshme nga ato që nevojiten për realizmin e kontratës.

Ne i mbajmë të dhënat tuaja përsonale për aq kohë sa është e nevojshme.  Ne I fshijmë të dhenat tuaja pas një kohe të arsyeshme dhe sipas kritereve të mëposhtme:

  • Ne i mbajmë të dhënat tuaj për aq kohë sa vazhdon marrëdhënia me ju.
  • Ne do të mbajmë të dhenat për sa kohë llogaria juaj është active dhe nevojitet për t’ju dhënë shërbimet tona.
  • Ne i mbajmë të dhënat tuaja për sa kohë nevojitete për të përmbushur detyrimet tona ligjore dhe detyrimet kontraktuale.

 

 

Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me procesimin e të dhenave tuaja personale?

 

Ju keni të drejtë në cdo moment të kërkoni:

-Akses te të dhenat personale që ne procesojmë rreth jush, kjo përfshin të drejtën që të dini nëse ne mbajmë të dhena personale rreth jush dhe nëse ne kemi, të merrini informacion dhe një kopje të të dhënave personale.

-Rishikimin/ rregullimin e të dhënave personale, kjo përfhsin të drejtën që të kërkoni korrigjimin e të dhenave nëse janë të pasakta ose të paplota.

-Kundërshtimin e mbledhjes së të dhënave, kjo përfhsin të drejtën tuaj që të kërkoni që  MCR të mos përpunojë më tej të dhënat tuaja.

-Fshirjen e të dhënave tuaja personale, kjo e drejtë përfshin mundësinë për të kërkuar anullimin e të dhënave të mbledhura.

-Kufizimin e mbledhjes së të dhënave, kjo përfhsin të drejtën tuaj për të kërkuar nga MCR përdorimin e vetëm disa të dhënave në situate të kufizuara.

-Marrjen e të dhënave nga ana juaj, kjo do të thotë që ju mund të kërkoni një kopje të të dhenave që disponohen nga shoqëria jonë.

Në ushtrimin e të drejtave tuaja, keni mundësi të zgjidhni tërheqjen nga marrja e komunikimeve, email-eve, publikimeve mbi produktet/shërbimet e MCR, apo njoftime të tjera reklamuese duke u çregjisturar nga linku apo duke anulluar zgjedhjen e opsioneve për ardhjen e njoftimeve , publikimeve etj.

Duke   qenë se mbledhja e të dhënave personale bëhet mbi bazën e dakordësisë tuaj, ju mund ta tërhiqni atë në cdo kohë duke na kontakuar në adresat e përcaktuara në hyrje të këtij dokumenti. Ju lutem mbani parasysh se kjo tërheqje nuk mund të ndikojë të drejtën tonë për të përdorur të dhënat e marra para tërheqjes nga ana juaj.

Nëse pavarësisht angazhimit tonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja, ju mendoni se të drejtat tuaja mund të jenë shkelur, MCR ju inkurajon të na njoftoni për të gjetur zgjidhje të menjëhershme për të rikthyer përparësinë e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale.

Nëse mendoni që çështjet dhe problematikat e paraqitura nga ju mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur nga ana jonë, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në linkun http://www.idp.al/, dhe organeve të tjera kompetente.

 

[1] Këto rregulla janë në fuqi nga data 1 janar 2020. Lutemi te mbahet parasysh se ato do të përshtaten rregullisht për të reflektuar ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

WhatsApp WhatsApp us