Shtyrja e dytë e kësteve të kredisë nuk vlen për mikrofinancën, 30 mijë klientë duhet të rifillojnë pagesat në qershor
Ndërsa klientët e bankave kanë mundësi që të shtynë pagesat e kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë, deri në 31 gusht, kjo nuk do të jetë e mundur për të gjithë ata që kanë marrë një mikrokredi nga institucionet financiare jo bankare.